Dhjetëra makina përfshihen nga zjarri në autostradën Gjakovë-Prizren
Lajmifundit
/
2 Gusht 2021, 14:14
Kosovë&Rajon

Dhjetëra automjete të parkuara në një parking janë përfshirë nga zjarri në autostradën Gjakovë-Xërxë-Prizren.
Telegrafi ka publikuar një video ku shihen mjetet e përfshira në flakë, ndërkohë që në këtë aks është krijuar radhë e gjatë trafiku.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka nisur zjarri.

