Dënohen me 17.6 vite burg prindërit e nxënësit që vrau 10 veta në një shkollë në Beograd

Kosovë&Rajon

Dënohen me 17.6 vite burg prindërit e nxënësit që vrau

Një gjykatë në Serbi dënoi të hënën prindërit e një të riu, i cili vitin e kaluar vrau nëntë nxënës dhe një roje shkolle si dhe plagosi gjashtë persona të tjerë në një shkollë në qendër të Beogradit.

Gjykata e Lartë në Beograd e dënoi Vladimir Kecmanoviçin, babanë e djalit, me 14 vjet e gjashtë muaj heqje lirie për “vepra të rënda kundër sigurisë publike” dhe për “lënie pas dore të fëmijës”. Nëna, Miljana Kecmanoviç u dënua me tre vjet heqje lirie për “lënie pas dore të fëmijës”, por u lirua nga akuzat për armëmbajtje pa leje.

Sulmuesi, i identifikuar si Kosta Kecmanoviç, ishte 13 vjeç kur kreu krimin dhe së këndejmi shumë i ri për t’u përballur me një gjyq, sipas ligjeve serbe. Prindërit e tij u arrestuan menjëherë pas të shtënave dhe u akuzuan për “mosmbajtjen e armëve jashtë mundësive të djalit të tyre”.

Masakra në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në qendër të Beogradit që ndodhi me 3 maj të vitit 2023, tronditi vendin ballkanik i cili është mësuar me kriza, por ku të shtëna masive në shkolla nuk kishin ndodhur kurrë më parë.

Avokatja e çiftit, Irina Boroviç, tha se vendimi nuk ishte befasues “sepse trysnia publike ishte e madhe dhe pritshmëritë ishin të mëdha”. Boroviç tha se do t’i apelojë vendimet.

ME TE LEXUARAT