Aksion i gjerë në Pejë, sekuestrohen 45 kg ar nga Inspektorati i Mbikëqyrjes

Kosovë&Rajon

Aksion i gjerë në Pejë, sekuestrohen 45 kg ar nga Inspektorati i

Gjatë një aksioni të gjerë inspektimi në Rajonin e Pejës, janë sekuestruar mbi 25 kg punime ari dhe janë ndaluar më shumë se 20 kg flori, pasi nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm dhe nuk ishin të shenjëzuar nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës.

Ky aksion u realizua nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Prokurorinë e Pejës, Policinë e Kosovës dhe Doganën e Kosovës.

Qëllimi ishte verifikimi i ligjshmërisë së tregtimit të metaleve të çmuara dhe siguria që ato ishin të shenjëzuara siç kërkohet nga ligji.

IQMT ka theksuar se tregtimi i metaleve pa dokumentacion dhe pa shenjëzim është shkelje e ligjit dhe do të ndërmerren masa të forta ndaj çdo operatori ekonomik që shkel rregullat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion