Aksidenti tragjik, Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut: Karburanti rezervë spekulim...

Kosovë&Rajon

Aksidenti tragjik, Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut: Karburanti

Një problem teknik ose një gabim njerëzor, këto janë 2 versionet që jep kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski lidhur me shkakun e aksidentit tragjik të ndodhur në Bullgari të martën ku humbën jetën 46 persona, pjesa më e madhe shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

‘Në vendngjarje kam parë tuba, por nuk janë djegur”, ka thënë ai. “Spekulohet se incidenti është shkaktuar nga ndezja e tubave të naftës rezervë”, shtoikryeprokurori i Maqedonisë së Veriut për BTV-në.

Nga raportimet e fundit është thënë se në autobusin e “Besa Transit” ka mundësi të jetë transportuar lëndë djegëse nga e cila ka rënë zjarri në pjesën e përparme të automjetit. Por kjo pistë për kryeprokurorin nuk qëndron.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai përsëriti se asnjë hetim paralel për incidentin nuk do të kryhet në Maqedoninë e veriut. Joveski u shpreh se ka besim të plotë në profesionalizmin e kolegëve të tij bullgarë.

“Do të presim rezultatet dhe pastaj prokuroria e Maqedonisë së Veriut do të vendosë se çfarë do të bëjë më pas”, tha Joveski. Sipas të dhënave të tyre, autobusi ishte pothuajse i ri dhe me kontroll të rregullt teknik. Megjithatë Joveski nënvizon se në përfundim të hetimve do të tregohen shkaqet e sakta.

Nga aksidenti kanë mbijetuar 7 persona, të cilët janë në spitalin Pirogov në Bullgari. Mediet e huaja duke iu referuar burimeve nga spitali shkruajnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga tronditja e asaj që ndodhi, ata morën mbështetje të specializuar psikologjike. Dy nga viktimat janë operuar dje. Të vendosur në terapi intensive sot janë transferuar në repartin e Klinikës së Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike. Njëri prej tyre do të operohet sot.

Rreth gjysmë ore para aksidentit të tragjik, pasagjerët dhe shoferët e autobusit janë ndalur në pikën e karburantit ku kanë pasur pushim prej 15 minutash dhe për këtë arsye hidhen poshtë teoritë se shoferi i autobusit ka qenë në gjumë.

Me të mbërritur në vendin fatal në autostradë, dyshohet se shoferi ka dalë nga korsia dhe është përplasur në anën e djathtë të parmakëve. Pastaj goma e përparme ka shpërthyer dhe autobusi ka marrë drejtim në të majtë.

Ka goditur parmakun e mesëm dhe ka lëvizur edhe disa metra në mesin e autostradës, pastaj ka ndaluar dhe në pjesën e përparme të autobusit ka shpërthyer zjarr që është përhapur me shpejtësi dhe të madhe që përfshiu të gjithë autobusin. be.k/abcnews

ME TE LEXUARAT