Vdekja e 31 emigrantëve, kryeministri britanik: Do shkatërrohen të gjitha bandat!

Bota

Vdekja e 31 emigrantëve, kryeministri britanik: Do shkatërrohen

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike që u regjistruar ditën e sotme ku 31 emigrantë humbën pasi anija e tyre u përmbyt teksa po udhëtonin drejt Anglisë.

Sipas mediave britanike, Johnson është shprehur se është i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar për vdekjen e emigrantëvendërsa ka theksuar se nuk do të lihet asnjë gur pa lëvizur në luftën për të shkatërruar bandat e trafikimit të qenieve njerëzore.

“Dua të them vetëm se jam i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve që shoh në Kanalin anglez. Kjo katastrofë nënvizon se sa e rrezikshme është të kalosh Kanalin Anglez në këtë mënyrë. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë para së gjithash me viktimat dhe familjet e tyre.

Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të përshpejtojmë, nëse mundemi, dhe të marrim të gjitha masat e përfshira në projektligjin tonë për kufijtë dhe kombësitë, në mënyrë që të bëjmë dallimin midis njerëzve që vijnë këtu legalisht dhe njerëzve që vijnë këtu ilegalisht, por gjithashtu të përdorim çdo fuqi që ne mundemi, dhe të mos lëmë nuk lëmë gurë pa lëvizur, për të shkatërruar bandat e trafikimit të qenieve njerëzore.”

Ai tha se Britani duhet të punojë së bashku me partnerët për të shkatërruar bandat që sipas tij vënë në rrezik jetën e qindra njerëzve.

“Dhe, sigurisht, ne duhet të punojmë me miqtë tanë francezë, me partnerët tanë evropianë, që të punojmë së bashku për të shkatërruar bandat që transportojnë njerëz ilegalisht.”

Ai njoftoi se do të mbajë një mbledhje emergjente për të përcaktuar veprimet që do të merren për situatën, njoftoi Downing Street.faxweb

ME TE LEXUARAT