Aksident i rëndë në Pejë, makina përplaset me shtyllën e betonit, humb jetën 15-vjeçari

Kosovë&Rajon

Aksident i rëndë në Pejë, makina përplaset me

Një aksident rëndë është regjistruar rreth orës 00:02 në fshatin Treboviq të Pejës.

Sipas njoftimit të policisë, një automjet në të cilin ndodheshin tre adoleshentë është përplasur me një shtyllë betoni.

Për pasojë, një 15-vjeçar që ndodhej si pasagjer ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, dy të miturit e tjerë janë dërguar me urgjencë në QKUK, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

“Ne u njoftuam rreth orës 00:02 për vetaksidentin që ndodhi. Vetura ka dalur në rrugë dhe është përplasur me një shtyllë betoni. Tre persona pësuan lëndime trupore, ku njëri prej tyre nuk iu bëri ballë. Dy të tjerët u dërguan në Emergjencën e spitalit të Pejës për trajtim fillestar, e më pas u bartën për në QKUK. Njësitet relevante të policisë po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit”, njofton policia e Pejës.

ME TE LEXUARAT