Tërmet i fortë në Greqi, ja magnituda dhe epiqendra

Kosovë&Rajon

Tërmet i fortë në Greqi, ja magnituda dhe epiqendra

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë ditën e sotme. Lëkundjet sizmike u regjistruan pasditen e sotme (14 mars), me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e Hanias. Thellësia fokale e tërmetit ishte 14.2 kilometra, ndërsa epiqendra ndodhej 36 kilometra në jugperëndim të Paleochoras, Hania.

Nuk ka raportime për dëme dhe të lënduar, por raportohet për frikë dhe panik, ndërsa po evidentohet për dëmet e mundshme.

Më 8 mars Greqia u godit nga një tërmet 5,3 ballë që shkaktoi dëme të shumta në zonën e Janinës dhe përreth, duke kaluar në një gjendje të jashtëzakonshme./ORA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion