50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festuan Ditën e Verës

Aktualitet

50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës

Mbi 50 aktivitete festive u organizuan në Tiranë në kuadër të Dita e Verës.

Prej orëve të para të mëngjesit, qindra qytetarë mbushën sheshet dhe rrugët e Tiranës për të shijuar atmosferën festive. Muzika, lojërat për fëmijë, stendat me produkte tradicionale, aktivitetet sportive dhe ekspozitat me piktura ishin vetëm disa nga organizimet që gjallëruan zemrën e kryeqytetit.

Në stendat e vendosura përgjatë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ u prezantuan produkte të ndryshme artizanale, të cilat tërhoqën interesin e qytetarëve dhe turistëve.

“Më shumë të huaj që kanë interes, shqiptarët më pak. Nga Italia dhe Holanda. Kam 44 vite që e ushtroj këtë zanat. Në fillim kam punuar me sixhade”,- tha artizania Lindita Binaj.

Qytetarët përcollën njëzëri urimet për një stinë të mbarë.

"Gëzuar Ditën e Verës të gjithëve dhe ju uroj sa më shumë fat."

"I uroj të gjithë gëzuar Ditën e Verës."

"Çdo gjë është shumë shumë bukur. Fillon vera. fillojnë çelin lulet, kumbullat që unë i kam fiskim, çdo gjë."

"Gëzuar Ditën e Verës."

Në Sheshi Skënderbej u organizua një event me tematikë retro, ku u ekspozuan mjete historike që zgjuan kureshtjen e vizitorëve.

Ndërkohë, pati edhe nga ata që zgjodhën ta kalonin këtë ditë duke shijuar motin e ngrohtë, me piknik apo duke luajtur në parqet e qytetit.

Festimet pritet të kulmojnë në mbrëmje me një koncert festiv në Parku Europa, ku do të performojnë artistë dhe grupe muzikore të njohura./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion