Vrasje dhe trafik droge, Aleksandër Vuçiç padit veten e tij në prokurori

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dorëzuar në prokurori një padi për veten e tij, pasi për një kohë të gjatë është akuzuar se ka bashkëpunuar me një rrjet të krimit të organizuar. Mediat serbe shkruajnë se prokuroria akuzon grupin e Belivukut për krimet më të rënda, ndër të tjera, vrasje dhe trafik droge. “Ne po i kërkojmë prokurorisë kompetente që të vërtetojë të gjitha faktet dhe t’i ofrojë publikut përgjigjen që meriton”, tha Vuçeviq.
Ndërkohë, aktakuza është dorëzuar në departamentin special të Gjykatës së Lartë në Serbi për konfirmim. Belivuk dhe 30 persona të tjerë ishin të dyshuar dhe nën hetim për pesë vrasje të rënda, trafikim të armëve dhe të drogës, një rrëmbim dhe një dhunim seksual.
Belivuk u arrestua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arrestime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb.
Pas aktakuzës, të pandehurit kanë tetë ditë për t’u përgjigjur. Pastaj, brenda dy javëve gjykata relevante e konfirmon ose e hedh poshtë aktakuzën. Nëse aktakuza konfirmohet, gjykimi duhet të nisë brenda një muaji./Rel


