Tronditet Turqia, të shtëna me ar'më pranë shkollës, plu'mba mbi nxënësit, disa të lënduar

Bota

Tronditet Turqia, të shtëna me ar'më pranë
Një sulm i armatosur ka ndodhur mëngjesin e së martës jashtë një shkolle në lagjen Turgutlu të Manisës, në Turqi, duke lënë të plagosur disa nxënës.

Sipas informacioneve paraprake, një person i paidentifikuar ka hapur zjarr me pushkë gjahu pranë Shkollës së Mesme Teknike dhe Orientale Profesionale “Turgutlu İnci Üzmez”, rreth orës 08:00.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe ambulanca. Nxënësit e plagosur u transportuan për ndihmë mjekësore në Spitalin Shtetëror të Turgutlusë.

Autori dyshohet se është larguar në këmbë pas sulmit dhe policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Hetimet vijojnë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit dhe numri i saktë i personave të plagosur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion