Tragjike në Indi, përdhunohet, vritet dhe digjet 9-vjeçarja
Lajmifundit
/
3 Gusht 2021, 12:50
Bota

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Indi. Mësohet se një vajzë 9-vjeçare është përdhunuar, vrarë dhe djegur nga një person. Pasi kreu krimin makabër, autori mësohet se i ka thënë prindërve të viktimës se ajo ndërroi jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Por ky version nuk u besua nga policia, duke bërë që të nisë hetimet. Mediat shkruajnë se një tjetër person, i njohur i familjes ka treguar se vogëlushja ka ndërruar jetë teksa pinte ujë pranë kabllove të energjisë së lartë. Por ka qenë pikërisht nëna që ka kuptuar se vajza e saj është dhunuar para vrasjes, pasi pa shenja në trup.