Tortura çnjerëzore me civilët shqiptarë, serbët vranë 45 persona në Reçak, një nga vikt'imat ishte pa kokë

Kosovë&Rajon

Tortura çnjerëzore me civilët shqiptarë, serbët
Më 15 janar të vitit 1999, në Reçak, në këtë fshat të Kosovës dëgjoheshin vetëm lehjet e qenve, pasi njerëzit nuk kishin dalë ende në punë. 45 prej tyre nuk e dinin se ky do të ishte mëngjesi i fundit për ta dhe që nuk do harrohej kurrë. 

Trupat speciale serbe ishin njoftuar se katër pjesëtarë të UÇK-së ishin në këtë fshat dhe kishin sulmuar një patrullë serbe. Ata rrethuan fshatin në të gjithë lartësitë dhe në orën 6:30 të mëngjesit nisën bombardimin e fshatit. 

Gratë, burrat dhe fëmijët u mblodhën në bodrumet e shtëpive pas hedhjes së granatave, por serbët i pikasën dhe nisën të qëllonin me mitraloz.  

‘’43 burra dhe 2 gra u vranë në Reçak, 45 gjithsej. Aty ka edhe një qen, që nuk iku nga pronari i vrarë dhe më pas vranë edhe qenin. Të gjithë ishin civilë’’.
Serbët, të pamëshirshëm morën burrat dhe i vendosën në kodrën e fshatit që për ironi quhej ‘Kodra e Bebushit’. Kodra u mbush me trupat e atyre që humbën jetën. 

Sulejman Kllokoqi ishte operatori i parë që mundi të filmonte për BBC këtë masakër dhe i çoi në Prishtinë. Më pas William Walker, një prej vëzhguesve të OSBE shkoi në Reçak dhe pa një kufomë pa kokë. Ai pa duart e personave të vrarë dhe pa që ishin fermerë të pafajshëm. Ai deklaroi se ky është një krim kundër njerëzimit./Shekulli/

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion