Pas heqjes së pllakës përkujtimore të Aleks Nikës, protestuesit mesazh para kryeministrisë: 21 Janar ka përditë

Aktualitet

Pas heqjes së pllakës përkujtimore të Aleks Nikës,

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", përpara Kryeministrisë, është bërë sërish dëshmitar i një reagimi të fortë qytetar dhe emocional. Në asfaltin përpara selisë së qeverisë, protestuesit kanë shkruar me bojë të kuqe mesazhin: "’21 Janari ka përditë".

Ky veprim simbolik vjen  pas një ngjarjeje që ka shkaktuar indinjatë të madhe publike: heqja e pllakës përkujtimore kushtuar Aleks Nikës, njërit prej viktimave të tragjedisë së 21 Janarit 2011.

Largimi i këtij monumenti të vogël por me peshë të jashtëzakonshme kujtese, u pa nga familjarët, shoqëria civile dhe qytetarët si një tentativë për të fshirë historinë dhe për të minimizuar dhimbjen e një padrejtësie që ende kërkon epilog gjyqësor.

Bojë e kuqe në asfalt, e cila të sjell ndërmend gjakun e derdhur dhe mungesën e drejtësisë pas 15 vitesh, është një thirrje e hapur se kujtesa kolektive nuk mund të çmontohet me urdhra administrativë apo heqje pllakash.

Përmes këtij shkrimi, protestuesit përcjellin mesazhin se 21 Janari nuk është thjesht një datë e kalendarit që kujtohet një herë në vit, por një plagë e hapur e shoqërisë shqiptare që kërkon përgjegjësi, transparencë dhe drejtësi të vonuar, e cila për familjarët mbetet ende e mohuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion