Katër të arrestuar në Elbasan pas një sherri me sende të forta, mes tyre dy vëllezër

Aktualitet

sherr-me-grushte_sd.webp
Katër persona, mes tyre dy vëllezër, janë arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt fizik dhe me sende të forta në rrugën “Thoma Kalefi”.

Sipas policisë, të arrestuarit janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin dhe më pas me një 30-vjeçar.

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë së Elbasanit kanë ndërhyrë duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirjen në konflikt.

“Në Elbasan u arrestuan 4 shtetas (2 prej tyre vëllezër), pasi dyshohet se, në rrugën “Thoma Kalefi”, janë përfshirë në një konflikt fizik dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin dhe me një 30-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion