Tragjedia në Athinë: Katër shqiptarë të një familjeje humbin jetën, një çift në muaj mjalti dhe tjetri në pritje të një fëmije

Kosovë&Rajon

plaka-oikogeneia-mak.jpg

Me një bilanc tragjik është përmbyllur operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënojat e godinës që u shemb pas një shpërthimi të fuqishëm, të premten më 25 shtator, në zonën e Plakës, në zemër të Athinës.

Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e EMAK-ut kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e gjashtë personave që rezultonin të zhdukur, mes tyre tre shqiptarë.

Sipas informacioneve të deritanishme, mes viktimave janë Florinda Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick, të cilët ishin martuar së fundmi. Çifti ndodhej në Greqi për muajin e mjaltit.

plaka-oikogeneia-mak (1).jpg

Gjithashtu ka humbur jetën vëllai i Florindës, Florin Hoxha dhe bashkëshortja e tij Eris Çani.

Sipas informacioneve të publikuara, çifti po qëndronte në të njëjtën godinë dhe thuhet se po priste një fëmijë.

Mediat greke kanë publikuar fotografitë e viktimave.

plaka-oikogeneia-2.jpg

Dy viktimat e tjera ishin një çift i moshuar që banonte në katin e dytë. Bëhet fjalë për Athina Paparesku dhe Edmond Hingis, 77 vjeç, me origjinë britanike, sipas informacioneve paraprake.

Hetimet për shkaqet e shpërthimit

Ndërkohë, autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit dhe shembjes së godinës.

Dyshimet paraprake janë përqendruar te mundësia e një rrjedhjeje gazi, por ekspertët do të shqyrtojnë të gjitha të dhënat dhe provat e mbledhura në vendngjarje për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi tragjedinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion