Katastrofë humanitare në Gaza, përmbytjet lënë mijëra palestinezë pa strehë, dëmtohen 70 mijë tenda

Bota

Katastrofë humanitare në Gaza, përmbytjet lënë
Dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur në Rripin e Gazës janë përballur me kushte të rënda pas shirave të rrëmbyeshëm që përfshinë zonën të shtunën. Rreth 70 mijë tenda, ku strehoheshin familje të zhvendosura, u përmbytën që në ditën e parë të motit të keq. Uji dhe balta kanë dëmtuar gjithashtu sendet personale të banorëve, duke i lënë shumë prej tyre pa strehim.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, situata është përkeqësuar edhe nga shembja e disa mureve dhe çative të dëmtuara, ku janë raportuar persona të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Ekipet e Mbrojtjes Civile kanë marrë më shumë se 1,500 telefonata për ndihmë gjatë natës, ndërsa qindra familje janë detyruar të largohen nga kampet e përmbytura.

Përveç mungesës së strehimit, autoritetet paralajmërojnë edhe për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve për shkak të ujërave të ndotura dhe kushteve të vështira higjienike. Situata ka shtuar shqetësimet për krizën humanitare në Gaza, ndërsa është kërkuar ndihmë urgjente ndërkombëtare për familjet e prekura nga përmbytjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion