Kapet duke transportuar 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet shoferi në Shkodër

Aktualitet

policia ok.JPG
Një 39-vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi po përpiqej të transportonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi.
 
Automjeti i marrë me qira ku ai dhe emigrantët e huaj udhëtonin, u kap në fshatin Alijaj. 9 prej emigrantëve ishin nga Afganistani, 5 nga Somalia dhe 2 nga Bangladeshi.
 
Mjeti u sekuestrua, ndërsa ka nisur edhe një hetim nga Prokuroria e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

DVKM Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Transit”, goditet një rast i dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet 1 shtetas, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 16 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi.    

Sekuestrohet automjeti i marrë me qira.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi B. L., 39 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Alijaj, duke transportuar me një automjet që e kishte marrë me qira, 16 emigrantë nga Vendet e Treta (9 nga Afganistani, 5 nga Somalia, 2 nga Bangladeshi), që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion