Juliana Nura bëhet nënë dhe ka një mesazh për çdo grua që ka frikë: Je më e fortë seç mendon!

Showbiz

Juliana Nura bëhet nënë dhe ka një mesazh për

Juliana Nura e ka njohur forcën e saj në rrethana që asnjë grua në botë nuk do të duhej t’i përjetonte: shantazhin, publikimin pa pëlqimin e saj  të një videoje intime dhe sulmet seksiste e disa raste histerike në “Big Brother VIP Kosova”.

 Sot, pasi ka sjellë në jetë binjakë, ajo flet për një forcë që nuk e përjashton frikën, lodhjen apo lotët. “Një grua është më e fortë nga sa mendon”, shkruan Juliana. Ky është edhe mesazhi që shoqëron lajmin e mëmësisë së saj: një grua mund të rrëzohet, të ketë frikë dhe përsëri të gjejë forcën për të vazhduar.

 “I solla në jetë dy mrekullitë e mia… vetëm”, shkruan ajo krahas fotografive nga spitali, ku shfaqet me një rrobëdishambër të kaltër. Ngjyra ka ngjallur kureshtjen nëse është bërë nënë e dy djemve, por Juliana ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebave në këtë postim.

Ajo që zgjedh të ndajë është përvoja e saj, të cilën e përshkruan si ndër më të vështirat, më të dhimbshmet dhe njëkohësisht më të bukurat e jetës.

 “Kishte momente frike, lodhjeje, lotësh dhe pasigurie… por në fund, gjithçka ia vlejti në momentin që i mora në krahë dy engjëjt e mi.”

Në rrëfimin e Julianës, të përballosh një rrugëtim vetëm nuk do të thotë të mos kesh momente dobësie. Ajo u jep vend edhe atyre, kur shkruan se një grua mund të rrëzohet, të qajë e të ketë frikë, dhe përsëri të çohet e të ecë përpara edhe nga përvojat e vështira për të cilat ajo ka folur publikisht.

Këtë herë, Juliana tregon se mëmësia i ka ndryshuar edhe mënyrën se si e sheh veten.

“Sot, kur i shikoj dy bebat e mia, e kuptoj se çdo dhimbje, çdo lot dhe çdo moment i vështirë kishte një kuptim. Unë nuk isha vetëm duke sjellë në jetë dy fëmijë. Po lindja edhe një version të ri të vetes.”

Fjalët e fundit ua kushton dy të porsalindurve, duke lënë pas rrëfimin për vështirësitë dhe duke iu drejtuar atyre si nënë: “Mirë se erdhët në jetën time, dy dashuritë e mia të vogla. Nëna do t’ju dojë përtej çdo fjale, përtej çdo kufiri, përjetë.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion