“Ishte i dro'guar! Kërkoj falje për fjalorin”, e dhu'noi pronari i hotelit që u shemb në 2019, reagon drejtori i policisë

Aktualitet

-1002-0-durres-6ab65f942584b.webp
Shef i Komisariatit të Krujës, Elton Shahini ka reaguar për herë të parë në lidhje me videon e publikuar nga ish-deputeti Myslim Murrizi, ku ai shfaqet duke u konfliktuar nga një person.

Fillimisht, Shahini u kërkon falje publike qytetarëve për fjalorin e papërshtatshëm të përdorur gjatë incidentit, duke treguar se mbetet i ndërgjegjshëm për peshën e imazhit publik.

Më tej, ai shprehet se qytetari i përfshirë në incident ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike në timon, duke kryer manovra të rrezikshme që i kanë cenuar jetën drejtpërdrejt Shahinit. Përveç rrezikut fizik, situata është përshkallëzuar nga ofendimet e njëpasnjëshme të shoferit të dehur, çka solli edhe momentin e tensionit.

Në reagim, Shahini shprehet se pavarësisht se u përball me dhunë fizike dhe fyerje, në asnjë moment nuk përdori autoritetin e tij zyrtar, nuk kërcënoi me postin e punës dhe nuk iu përgjigj dhunës me dhunë.

Ndërkohë, është mësuar se personi që shfaqet në video duke goditur me shuplakë Shahinin është Arjan Xheka, pronar i ish-hotelit “Mira Mare”, një prej hoteleve që u shemb në tërmetin e 26 nëntorit 2019 në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në korrik të këtij viti dhe në video dëgjohet që Shahini e shan qytetarin, dhe më pas ky i fundit sapo zbret nga makina i drejtohet shefit të policisë me fjalët: kë shan nga roptë ti!

Policia e Durrësit konfirmoi më SHEKULLIN se konflikti në fjalë nuk ishte referuar nga ana e Shahinit, dhe duket se çështja është zgjidhur personalisht mes tyre. Për këtë arsye, nuk është regjistruar një procedim lidhur me ngjarjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion