I vuri zjarrin banesës në ndërtim dhe furgonit të bashkëatdhetarit, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Bota

I vuri zjarrin banesës në ndërtim dhe furgonit të

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në provincën e Vareses në Itali, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një banese në ndërtim dhe furgonit të një bashkatdhetari të tij, sipërmarrës në sektorin e ndërtimit.

Arrestimi është kryer gjatë natës mes 25 dhe 26 tetorit, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake (GIP) pranë Gjykatës së Vareses.

Sipas autoriteteve italiane, masa e arrestit lidhet me dy episode të veçanta, të ndodhura në zonën e Vareses, ku objekt i zjarrvënieve kanë qenë prona dhe automjeti i një 32-vjeçari shqiptar, i cili ushtron aktivitetin si sipërmarrës ndërtimi.

Pas përfundimit të procedurave përkatëse, 40-vjeçari është transferuar në burgun e Busto Arsizios, ku do të qëndrojë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të dy ngjarjeve dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale të të dyshuarit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion