I krijuar nga shqiptari…/Miliarderi Mark Zuckerberg zbulon orën që nuk e heq nga dora!

Soft

IMG_6233.jpeg

Themeluesi i Meta-s, Mark Zuckerberg, ka treguar se ora që mban në dorë është krijim i orëndreqësit shqiptar nga Kosova, Rexhep Rexhepi. 

Sipas mediave, Zuckerberg e zbuloi këtë gjatë një rubrike me pyetje të shpejta para konferencës vjetore të Meta-s. Kur e pyetën për orën, ai u përgjigj se ishte një Chronomètre Contemporain I e Rexhepit dhe e cilësoi “fantastike”

Kjo nuk është hera e parë që Zuckerberg shfaqet me këtë orë. Në mars të këtij viti, ai u pa me një Chronomètre Contemporain në flori të kuq me fushë të zezë smalti gjatë një ndeshjeje UFC. Portali Luxurylaunches e vlerësoi atë orë afër 1 milion dollarëve.

Chronomètre Contemporain I u prezantua në vitin 2018 dhe po atë vit fitoi çmimin për orët e burrave në Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG), një nga vlerësimet më prestigjioze në botën e orëve.

Janë prodhuar vetëm 50 copë: 25 në flori rozë dhe 25 në platin. Sipas Revolution Watch, në vitin 2023 një prej tyre u shit në ankand për rreth 924 mijë dollarë. Ora punon me mekanizmin RR-01, që kurdiset me dorë dhe ka rezervë energjie 100 orë.

Rexhep Rexhepi ka lindur në Kosovë dhe është vendosur në Zvicër, ku e mësoi zanatin te Patek Philippe. Më vonë themeloi në Gjenevë markën e tij, Akrivia. Sot orët e tij prodhohen në numër shumë të kufizuar dhe janë ndër më të kërkuarat nga koleksionistët në botë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion