Hoteli përfshihet nga zjarri Gjirokastër

Aktualitet

900-0-1790432705xflaka1-462-750x375.png

Një hotel në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri. Në orët e mesditës MZSH Gjirokastër u njoftua nga një qytetare për rënien e një zjarri në katin e parë të një hoteli, në lagjen 18 Shtatori, Gjirokastër.

Menjëherë në vendngjarje u nis grupi i ndërhyrjes. Me mbërritjen u konstatua zjarr në kuzhinën e lokalit, ku u ndërhy me fikëse pluhuri dhe ujë.

Zjarri u izolua dhe u fik plotësisht në kohë, duke shmangur përhapjen e tij në ambientet e tjera.

Nga verifikimet paraprake rezulton se zjarri ka ardhur si pasojë e pajisjes së gazit, ku ishte vendosur një tenxhere për ngrohjen e ujit, e cila kishte mbetur e ndezur.

Si pasojë pati vetëm dëme të vogla materiale. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur që zjarri të mos merrte përmasa më të mëdha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion