“Gënjeshtrat udhëtojnë pa viza”, Rama në OKB: Shqipëria kërkon rregulla ndërkombëtare për Inteligjencën Artificale

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku foli për sigurinë, demokracinë, lirinë e shprehjes dhe sfidat që sjell zhvillimi i teknologjisë së inteligjencës artificiale.
Rama tha se Europa po përballet me nevojën për të rritur shpenzimet për mbrojtjen, përballë rrezikut të një lufte të mundshme në të ardhmen. Sipas tij, kjo nuk duhet të bëhet në kurriz të parimeve që mbajnë një shoqëri të lirë.
“Dhe sot në Europë ne po vrapojmë si të marrë për të shtuar gjithmonë e më shumë para që nuk i kemi, për të mbrojtur tokat tona, qiejt tanë nga një luftë e mundshme në të ardhmen. Por po harrojmë që në shekullin që po jetojmë, kjo duhet të nënkuptojë aftësinë e një shoqërie të lirë për të mbrojtur kushtet që qytetarët të shprehin opinionin. Sovraniteti mbi tokën dhe qiejt bëhet thjesht një iluzion”, tha Rama.
Në këtë kuadër, ai bëri thirrje për një marrëveshje ndërkombëtare për një inteligjencë artificiale sovrane dhe demokratike.
“Shqipëria bën thirrje për një marrëveshje ndërkombëtare për një Inteligjencë Artificale sovrane e demokratike. Së pari qytetarët duhet të dinë kur përmbajtja politike me ndikim është gjeneruar artificialisht apo është manipuluar. Arkitektura e shpërndarjes duhet të bëhet transparente. Ta dinë kush e financoi apo shpërndau.
Çdo përdorim me ndikim nga një institucion duhet të ruajë një zinxhir llogaridhënie.Si vende të vogla e gjuhë të vogla nuk duhet të braktisen jashtë kësaj.Gënjeshtrat udhëtojnë pa viza, nuk duan t’ia dinë për viza. Algoritmet nuk kanë nevojë për pasaportë e pa frikën e qeverive.”


