“Koha e dorëheqjes ka mbaruar”- Aktivisti Edison Lika: Rama do ta mbyllë karrierën e tij politike me pranga

Aktualitet

lika-300x194.jpg

Në ditën e 118-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktivisti Edison Lika ka mbajtur një fjalim para protestuesve, duke ashpërsuar retorikën ndaj kreut të qeverisë.

Lika deklaroi se faza e kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit ka përfunduar dhe se protestat do të vijojnë me një tjetër thirrje.

Ai tha se Edi Rama nuk do ta përfundojë karrierën politike përmes dorëheqjes, por me pranga.

“Nga sot u themi kryeministrit se koha për dorëheqje ka mbaruar, nga sot do thërrasim arrestoni Ramën.

Rama nuk do jetë aq me fat sa të mbyllë karrierën politike me dorëheqje, ai do ta mbyllë karrierën 0politike në pranga”, tha Lika.

Më tej ai tha se kjo rezistencë ka bërë që çdo qytetar mund të shohë më afër se kurrë rrëzimin e këtij regjimi.

ME TE LEXUARAT