Gara zgjedhore në SHBA, katër kandidatë me origjinë shqiptare në numërim, vetëm njëri në avantazh

Bota

Gara zgjedhore në SHBA, katër kandidatë me origjinë
Katër kandidatë me origjinë shqiptare garuan në zgjedhjet e mesmandatit të së martës në Shtetet e Bashkuara.

Sipas rezultateve jozyrtare të cituara nga mediat në Shkup, deri mëngjesin e sotëm vetëm njëri prej tyre, Joe Hoxha, rezultonte në avantazh dhe drejt fitores. Hoxha, i cili shërben aktualisht si përfaqësues republikan në Dhomën e Përfaqësuesve të Connecticut-it, kryeson garën në distriktin 78 me një diferencë prej rreth 1.8 pikësh përqindjeje.

Sipas të dhënave të Decision Desk HQ, janë numëruar më shumë se 95 për qind e votave. Megjithatë, gara ende nuk është shpallur zyrtarisht. Në New York, kandidati republikan Diamant Hysenaj humbi garën për Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit në distriktin 14, përballë demokrates Alexandria Ocasio-Cortez.

Kjo e fundit siguroi rreth 78 për qind të votave, ndërsa Hysenaj mori afërsisht 21.5 për qind. Po në Neë York, demokrati Shpëtim Qorraj nuk arriti të merrte një mandat në Asamblenë e shtetit, ku përballë kishte republikanin në detyrë Michael Tannousis, që fitoi me rreth 60 për qind të votave. Ndërkohë në Connecticut, republikani Peter Lumaj humbi garën për postin e sekretarit të shtetit.

Sipas Decision Desk HQ, fituese u shpall demokratja dhe sekretarja aktuale e shtetit, Stephanie Thomas, e cila kryesoi me një diferencë prej rreth 24 pikësh përqindjeje, në një kohë kur atje janë numëruar tashmë mbi 80% e vortave.

Zgjedhjet u zhvilluan në një natë të rëndësishme për politikën amerikane, në të cilën demokratët rimorën kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit të SHBA-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion