Futbollisti me flokë të lidhura në bel, i tërhoqën gërshetat, dy lojtarët e pësojnë keq

Sport

6f9561fc-ba2c-414d-8941-5e86a5232121.jpg
Aedan Scipio nuk është një futbollist që kalon pa u vënë re. 36-vjeçari i përfaqësueses së Anguilës, edhe përpara se të prekë topin, tërheq vëmendjen për pamjen e tij shumë të veçantë: asnjë koleg nuk i ka flokët aq të gjatë sa ai.

Një rekord i vërtetë për këtë lojtar që ka gërshtat që arrijnë pothuajse të prekin fushën e lojës. Popullariteti i tij u rrit pas ndeshjes së CONCACAF Nations League kundër Antigua dhe Barbuda: në pjesën e ndeshjes të luajtur kur rezultati ishte tashmë i përcaktuar, Scipio arriti të nxirrte nga vetja dy kundërshtarë.

Çfarë ndodhi?
Në ndeshjen e Nations League mes Antigua dhe Barbuda dhe Anguilës, miqtë po humbnin 0-5 kur në minutën e 69' Aedan Scipio hyri në fushë për ta. Dhe pikërisht gërshetat e tij që arrinin pothuajse deri në tokë kontribuuan në përjashtimin e dy lojtarëve kundërshtarë. Pas një kontrasti në mbrojtje që i mundësoi t’i rrëmbente topin një kundërshtari, ky i fundit reagoi duke i tërhequr flokët.

Shumë i zemëruar, Scipio tentoi të vendoste vetë drejtësinë, përpara se të ndalohej nga arbitri që i nxori kartonin e kuq Greene. Në kohën shtesë, skenari u përsërit në mënyrë absurde: këtë herë Scipio po përpiqej të avanconte kur Knight e tërhoqi nga flokët për të penguar kthesën e tij. Edhe në këtë rast përjashtimi ishte i pashmangshëm, me Antigua dhe Barbuda që e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë.

Futbollistët e ndëshkuar me karton të kuq të merituar janë ndoshta mashtruar nga flokët e kundërshtarit. Ato që në raste të tjera mund të ishin dy tërheqje të fanellës, u shndërruan në ndërhyrje më të rënda për shkak të pranisë së flokëve të gjatë dhe të pazakontë. Në vend që të kapeshin pas fanellës, instinktivisht ata zgjodhën të tërhiqnin gërshetat. 

Kush është Aedan Scipio?
Aedan Scipio është gjithsesi një personazh i veçantë, pavarësisht pamjes. Një jetë kushtuar futbollit në vendlindje, ku ka luajtur me “Luanët ulëritës”, duke regjistruar më pas rreth 15 paraqitje me përfaqësuesen. Si një lojtar me eksperiencë, ai luan gjithashtu me një llastik rreth belit, i cili i mundëson t’i mbajë flokët pranë shpinës, pasi përndryshe do të lëviznin në mënyrë më pak të kontrollueshme.

Sigurisht, nuk është një futbollist profesionist, pasi në jetën e përditshme merret me diçka tjetër, duke pasur një diplomë në International Business nga Universiteti i Hull dhe një master në biznes në Kingston College

ME TE LEXUARAT