Karrierë 20-vjeçare, shfaqet për herë të parë në publik kreu i ri i SHISH, Elvis Lila

Aktualitet

WhatsApp-Image-2026-09-28-at-1.29.15-PM.webp
U mbajt sot pas tri vitesh nga hera e fundit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i thirrur nga presidenti Bajram Begaj.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm titullarët më të lartë të vendit, mes tyre edhe Elvis Lila, të cilin kryeministri Rama e komandoi në krye të SHISH menjëherë pas shkarkimit të Vlora Hysenit.

Në pamjet e publikuara nga presidenca shihet edhe Lila, çka përbën edhe shfaqjen e tij të parë për publikun.

Por kush është Elvis Lila?

Z.Lila është një oficer karriere prej 20 vitesh në SHISH. Ai ka punuar si oficer drejtimi në një nga departamentet e SHISH.
Kur shërbimi i inteligjencës drejtohej nga Helidon Bendo, Lilës iu besua drejtoria e re e krijuar, e njohur si Drejtoria e Performancës.

Më pas Lila ka drejtuar kundraspiunazhin.

Kur Vlora Hyseni mori drejtimin 3 vite më parë e emëroi Lilën si drejtor te departamentit për çështjet operacionale.
Te njëjtat burime nga Inteligjenca tregojnë se Lila ka qenë një nga bashkëpunëtoret me te afërt të Hysenit në çështjet e kundrazbulimit.

Ndërsa Kiço Sterjo, i emëruar prej saj si shef kabineti, është marrë me anën menaxheriale të burimeve njerëzore në SHISH.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion