FOTO / Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

Aktualitet

FOTO / Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga

Studentët vijojnë protestën në Tiranë që ka nisur prej orës 14:00 para Ministrisë së Arstimi, ndërsa situata është tensionuar në zonën e “Rrugës së Durrësit”, ku protestuesit kanë ndezur zjarr.

Protestuesit nuk janë tërhequr, ndërsa vijojnë të brohorasin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Ndërkohë, ndërhyrja e Policisë së Shtetit për shpërndarjen e turmës ka agravuar më tej situatën, duke sjellë përplasje mes efektivëve dhe protestuesve.

protesta-e-studenteve-13-tetor-13.jpeg

Gjatë tensioneve, disa studentë janë parë të gjakosur, ndërsa të tjerë janë tërhequr zvarrë nga efektivët dhe janë shoqëruar në polici.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, studentët vijojnë protestën dhe qëndresën në rrugët e Tiranës.

ME TE LEXUARAT