Erdogan thumbon Netanyahun: Kriminelët e luftës i përkasin gjykatave, jo OKB-së

Bota

Erdogan.webp

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ashpër për fjalimet e mbajtura në Asamblenë e OKB-së, duke mos e cituar drejtpërdrejt kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se “kriminelët e luftës” i përkasin gjykatave dhe jo skenës së OKB-së.

Ai shtoi gjithashtu se ata që kryejnë gjenocid duhet të mbahen përgjegjës.

“Kriminelët e luftës nuk e kanë vendin në podiumin e OKB-së, por në sallat e gjyqit, ku do të mbahen përgjegjës për krimet që kanë kryer dhe gjakun që kanë derdhur”, tha më tej Erdogan, gjatë ceremonisë së mbylljes së Panairit të 21-të Ndërkombëtar të Tregtisë MUSIAD EXPO dhe Forumit të 29-të Ndërkombëtar të Biznesit në Stamboll.

“Nëse ata që kryejnë gjenocid nuk mbahen përgjegjës para drejtësisë dhe historisë, të njëjtat mizori do të përsëriten”, paralajmëroi ai.

Erdogan përsëriti mbështetjen e Turqisë për palestinezët, duke thënë: “Populli palestinez nuk është vetëm dhe as i braktisur. Motrat dhe vëllezërit tanë në Gaza nuk janë vetëm në luftën e tyre për të drejta dhe drejtësi”.

“Ne do të vazhdojmë, me sa më shumë që të jetë e mundur, të themi të vërtetën dhe të bëhemi zëri i të shtypurve”, shtoi ai.

Erdogan tha gjithashtu se rajoni më i gjerë, me Turqinë në epiqendër, po përjeton një “stuhi të përsosur krizash”, ndërsa sistemi global është në një rrugë pa krye sa i përket “legjitimitetit, përfaqësimit dhe drejtësisë”.

Kujtohet se të enjten e kaluar, ndërsa po fillonte fjalimi i kryeministrit izraelit në OKB, dhjetëra diplomatë lanë sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion