Ekzekutohet biznesmeni, qëllohet për vd'ekje me plumb në kokë

Bota

rrr.jpg
Biznesmeni i njohur bullgar Ilian Filipov është qëlluar për vdekje me armë zjarri në qytetin e Plovdivit, në Bullgari. Sipas raportimeve paraprake, Filipov është qëlluar në kokë dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

 Ministria e Brendshme Bullgare njoftoi se rreth orës 01:00 kishte marrë një telefonatë për një person të plagosur me armë zjarri në një zonë të qytetit. Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, ku konfirmuan vdekjen e tij dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.

Filipov ishte themelues dhe drejtor ekzekutiv i PIMK, kompanisë më të madhe të transportit në Bullgari, e cila renditet ndër kompanitë më të mëdha të sektorit në Evropë.

Ai ishte gjithashtu një figurë e njohur në futbollin bullgar, pasi kishte drejtuar si president klubin Botev Plovdiv. Emri i tij ishte i lidhur edhe me projektin e rindërtimit të stadiumit “Hristo Botev”.

 Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivin e mundshëm të vrasjes dhe nuk ka informacion zyrtar për autorët e dyshuar.

Pas lajmit për vdekjen e tij, Botev Plovdiv reagoi përmes një deklarate në rrjetet sociale, duke vlerësuar kontributin e Filipovit për klubin dhe veçanërisht rolin e tij në përfundimin e rindërtimit të stadiumit “Hristo Botev”.

“Ilian Filipov do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së Botev Plovdiv. Kontributi i tij në shpëtimin e klubit dhe përkushtimi ndaj idesë ‘verdhezi’ do të mbeten të paharrueshme”, thuhet në deklaratën e klubit, i cili e mbylli mesazhin me fjalët: “Përulemi para kujtimit të tij”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion