Çfarë po ndodh? Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

Aktualitet

1000-0-policia-durres-770x433.jpg
Një shpërthim i dyshuar i një sasie të vogël lënde plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sektor Fllakë të Durrësit. Ngjarja është shënuar rreth orës 05:00, në derën e një lokali në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.|

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion