Ekstradohet nga Spanja, kapet 41-vjeçari, i dënuar me 7 vite burg për disa vepra penale (Emri)

Aktualitet

Ekstradohet nga Spanja, kapet 41-vjeçari, i dënuar me 7 vite burg
Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, duke ekstraduar nga Barcelona e Spanjës 41-vjeçarin Arnold Jaho, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit në Shqipëri dhe homologëve të tyre në Madrid.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Gjykata e Tiranës e ka dënuar Jahon në vitin 2026 me 6 vite burg për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjithashtu, në vitin 2024, ai është dënuar me një vit burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndërkohë, në vitin 2025, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar ndaj tij urdhër ndalimi për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se operacioni “The Wanted” vijon në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për lokalizimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion