E rëndë, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me portierin

Sport

E rëndë, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me

Futbolli spanjoll ka përjetuar sot momente ankthi në ndeshjen mes Tenerifes dhe Andorrës, ku futbollisti Hesus de Miguel ka përfunduar në spital me urgjencë pasi ka pësuar një atak kardiak në fushë.

Ngjarja ndodhi në minutat shtesë të sfidës së La Liga 2, kur De Miguel u nis në një sulm pas një topi të gjatë, por u përplas në tokë nga portieri Ouono i cili po mundohej ta ndalonte.

Lojtari mbeti pa ndjenja në tokë ndërsa pësoi edhe atak kardiak, duke sjellë skena alarmuese në fushën e lojës me stafet mjekësore që shkuan ta ndihmonin menjëherë.

Ai u transportua me urgjencë në spital, ndërsa ndeshja u pezullua edhe pse ishin minutat e fundit shtesë të takimit. Sipas klubit të Tenerifes, gjendja e sulmuesit ishte stabël, ndonëse është bërë e ditur se nuk është përmendur ende pas situatës së rëndë shëndetësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion