E zhdukur prej muajsh, gjendet e pajetë 70-vjeçarja në Dibër

Një 70-vjeçare, e cila rezultonte e zhdukur prej rreth tre muajsh, është gjetur e pajetë në Dibër.
Sipas të dhënave paraprake, gruaja ishte larguar nga banesa rreth tre muaj më parë dhe prej asaj kohe familjarët nuk kishin pasur informacion për vendndodhjen e saj.
Trupi i saj është gjetur i dëmtuar dhe i ndarë në disa pjesë. Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Prokurori i Dibrës, Abaz Muça, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mbetet ende për t’u përcaktuar nëse dëmtimet e trupit janë shkaktuar nga kafshë të egra apo nga rrethana të tjera.
Ekspertiza mjekoligjore dhe hetimet pritet të përcaktojnë shkakun e vdekjes dhe rrethanat e plota të ngjarjes.


