E pazakontë, gruaja lind fëmijën brenda autobusit urban, i vijnë në ndihmë shoferi dhe pasagjerët

Bota

E pazakontë, gruaja lind fëmijën brenda autobusit urban, i
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një grua ka sjellë fëmijën e saj në jetë në një autobus urban 

Ngjarja ka ndodhur në Bolonja, ku gruaja shtatzënë që ishte duke udhëtuar ndjeu papritur dhimbje të forta dhe kuptoi se ishte gati për të lindur.

Për shkak se nuk kishte kohë për ta çuar në spital, drejtuesi i autobusit dhe pasagjerët e tjerë i erdhën në ndihmë në mënyrë që ajo të sillte në jetë fëmijën. Madje, disa i dhanë rrobat e tyre për të mbështjellë foshnjën. 

Ndërkohë ,disa të tjerë, njoftuan ambulancën, e cila arriti kur foshnja kishte ardhur në jetë. Nëna e re dhe foshnja u dërguan në spital për kontrolle dhe gjendja e tyre raportohet e mirë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion