“E di që do t’i bëj njerëzit të qeshin”, Eglein Laknori flet për pasionin dhe jetën larg skenës

Showbiz

“E di që do t’i bëj njerëzit të qeshin”,

Aktori Eglein Laknori ishte i ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion” nën moderimin e Fjodora Fjorës, ku ndau disa detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Laknori u shpreh se përpiqet të ruajë pozitivitetin dhe të jetë mirënjohës, duke e mbajtur veten pranë botës së artit dhe gjërave që i japin kënaqësi.

Duke folur për profesionin, aktori theksoi se pasioni dhe këmbëngulja janë çelësi për të përballuar vështirësitë, ndërsa shprehu bindjen se puna e tij në skenë do të vazhdojë t’i bëjë njerëzit të qeshin.

 “Gjithmonë do kesh shkopinj nëpër rrota. Unë besoj te qëndrueshmëria, te ajo që ke në zemër… gjithmonë do të të bëjnë të ecësh përpara. Ne i rezistojmë kohës. E kemi bërë me pasion punën tonë, e dimë që njerëzit do qeshin me punën tonë. Unë e di kur futem në skenë, futem me besimin se do t’i bëj njerëzit të qeshin. E di këtë. E kam bindje të plotë”, tha ai.

Sa i përket jetës private, Laknori tha se përpiqet të ruajë ekuilibrin mes projekteve profesionale dhe familjes, duke veçuar kohën që kalon me bashkëshorten dhe nënën.

“Vazhdoj të jemi Eglein Laknori, i balancuar, ta shijoj jetën, ta shijoj shumë familjen time. Bëj një jetë të mirë. Tani jam i përqendruar te dy projekte. Kur përfundoj projektet jam i përqendruar te familja, tek ana dhe nëna. Muzikën dhe aktrimin e kam pasion”, tha ai.

Aktori foli gjithashtu për shfaqjen komike “Dasma”, ku tre meshkuj interpretojnë edhe gratë e tyre, duke e cilësuar atë si një shfaqje shumë të bukur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion