Dy automjetet bëhen copë në Sarandë, një person përfundon në spital (EMRI)

Aktualitet

aksident-sarande-1_sd.webp

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gajdar–Sarandë, në hyrje të qytetit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve, i cili është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore.

Nga testi i alkoolit kryer shtetasi Baki Sinani, ka rezultuar negativ me 0.00 mg/l. Bëhet e ditur se policia po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti, fatmirësisht pa viktima veçse me dëme material.

Njoftimi i policisë:

Sarandë, përplasen dy automjete në hyrje të qytetit, një person mert ndihmë në spital.

Ngjarja  ka ndodhur në aksin rrugor Gajdar – Sarandë. Menjëherë kanë shkuar në vend shërbimet e qarkullimit rrugor. Nga përplasja e mjeteve “Ford” me targa AB558YN me drejtues Baki Sinani me mjetin tip “Toyota” me targa AB166TR me drejtues Damo Qoku, ka mbetur i dëmtuar ky i fundit, i cili është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës për marrjen e ndihmës së parë. Nga testi i alkoolit kryer shtetasi Baki Sinani, ka rezultuar negativ me 0.00 mg/l.

Sipas bluzave të bardha Baki Sinani më tepër la qenë i tronditur nga përplasja.

Policia po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti, fatmirësisht pa viktima veçse me dëme material.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion