Plagosja në Tiranë/ Policia jep detaje: 33-vjeçari u paraqit te Trauma për ndihmë mjekësore! Si nisi ngjarja (EMRI)

Aktualitet

policia-2.jpg

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë. Bëhet me dije se një person është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Pas kësaj ai është transportuar menjëherë për në ambientet e spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.

I plagosuri është një shtetas kosovar, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

 Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gjenk Karabeg, rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.

 Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

 Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

ME TE LEXUARAT