Dolli dhe një shqiponjë dhuratë, Trump shtron banket për liderin kinez: Fuqi me përgjegjësi

Bota

-900-0-1790352442ximg-8605-506.png

Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin kinez Xi Jinping për një darkë shtetërore, ku të dy liderët folën për një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy fuqive.

Xi tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të veprojnë së bashku si fuqi të përgjegjshme, ndërsa Trump ngriti një dolli për harmoninë, paqen dhe suksesin e dy vendeve.

Të dy liderët theksuan rëndësinë e stabilitetit dhe të një marrëdhënieje konstruktive, ndërsa çështje të tilla si tregtia, mineralet e rralla dhe gara për inteligjencën artificiale mbeten në qendër të marrëdhënieve dypalëshe.

Në darkën e organizuar në Shtëpinë e Bardhë morën pjesë drejtues të kompanive më të mëdha amerikane të teknologjisë, mes tyre Elon Musk, Tim Cook, Sam Altman, Jeff Bezos etjer. Trump i dhuroi liderit kinez dhe një statujë me shqiponjën, simbol të Shteteve të Bashkuara. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion