VIDEO /Protesta në Portugali për çmimet rekord të karburanteve, 500 kamionë bllokojnë rrugën dhe ....

Pakënaqësia për rritjen e çmimeve të karburanteve në Portugali është shprehur me protesta në Porto dhe Lisbonë. Rreth 500 kamionë morën pjesë në një marshim të ngadaltë në veri të vendit, ndërsa në kryeqytet drejtuesit e mjeteve protestuan duke përdorur boritë e automjeteve.
Os camiões circularão a 50 km/h pela faixa da direita, com chegada prevista a Coimbra por volta das 13:00. O protesto é acompanhado pela GNR, que monitoriza as zonas de acesso e viadutos. Saiba mais em: https://t.co/R21L5Skpvo #marchalenta #coimbra #combustiveis #gasolina #gasoleo #protesto #portugal #news #sicnoticias
— SIC Notícias (@SICNoticias) September 25, 2026
Marshimi nisi në një zonë industriale në periferi të Portos dhe kolona e kamionëve përshkoi autostradën që lidh veriun me jugun e Portugalisë, duke synuar të arrinte deri në Coimbra, rreth 140 kilometra larg. Protestuesit kërkojnë masa për uljen e kostove të karburanteve, përfshirë uljen e taksave mbi produktet e naftës.
“Çmimet nuk ndalojnë së rrituri, nuk mund të punojmë më kështu. Prandaj do të bëjmë zhurmë dhe do të shohim rezultatin”, deklaroi një prej shoferëve pjesëmarrës në protestë.
Protesta u zhvillua edhe në Lisbonë, ku drejtuesit e automjeteve organizuan një “koncert” me boritë në një prej urave mbi lumin Tagus. Organizatorët kërkojnë gjithashtu pezullimin e pagesave të autostradave dhe masa që nxisin punën nga distanca.
Çmimet e karburanteve kanë arritur nivele rekord në Portugali. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Energjisë, çmimi mesatar i naftës ka kaluar 2.22 euro për litër, ndërsa benzina ka arritur në 2.11 euro. Qeveria ka ndërmarrë më herët masa për uljen e taksave dhe ka ofruar subvencione për disa sektorë, përfshirë transportin, për të zbutur ndikimin e rritjes së kostove.


