Dhu'na e policisë ndaj studentëve protestues, reagon Ambasada Gjermane

Aktualitet

Dhu'na e policisë ndaj studentëve protestues, reagon Ambasada
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka ripostuar mesazhin e ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë. 

Me anë të një deklarata BE ka dënuar dhunën policore. "Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. 

Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi" thuhet në një deklaratë të kësaj selie diplomatike.

Sipas përfaqësisë së Brukselit në vendin tonë duhen inkurajuar "të gjitha palët të ulin tensionet. Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara."

ME TE LEXUARAT