"Më premtuan punë në ndërtim", kapet në fermën e kanabisit 26-vjeçari shqiptar në Britani

Bota

"Më premtuan punë në ndërtim", kapet në

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke punuar në një fermë kanabisi.

Mediat britanike raportojnë se Armand Hajredini, tregoi para gjykatës se e gënjyen duke i premtuar vend pune në ndërtim dhe e e futën të ruante fermën e kanabisit.

Ai duhet të kujdesej për 100 rrënjë kanabis me vlerë deri në 84,000 paund dhe këtë punë e bënte pa pagesë, ndërsa kishte marrë kërcënime ai dhe familja e tij që të mos linte punën. Kur policia mbërriti në banesën ku ndodhej Hajredini e gjeti atë në kopshtin e pasmë me çelësat dhe një celular në dorë.

Gjykata mësoi se ai nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm dhe ai flinte në një shtrat të vetëm në kuzhinë.

Avokatja e tij u shpreh se 26-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me një kamion pesë vjet më parë nga Franca, por ai humbi të gjitha dokumentet e tij të identifikimit dhe ai punoi në juglindje të vendit në tregtinë e ndërtesave dhe në lavastoviljet.

Hajredini u dënua me shtatë muaj paraburgim pasi u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.

ME TE LEXUARAT