Zjarr në hotelin e paligjshëm, humbin jetën jetën 8 turistët

Bota

Zjarr në hotelin e paligjshëm, humbin jetën jetën 8

Tetë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar rëndë si pasojë e një zjarri që përfshiu një hotel të paligjshëm në kryeqytetin letonez të Rigës. Zjarrfikësit shkuan me urgjencë në një apartament në katin e fundit të një ndërtese 6-katëshe në rrugën “Merkela” të qytetit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Të paktën 24 njerëz u evakuuan nga ndërtesa që digjej, me plagë në trup dhe probleme me frymëmarrjen.

Sipas kryetarit të bashkisë së Rigës, shumica e viktimave besohet të jenë turistë të huaj.
Kryebashkiaku Martins Stakis tha se apartamenti, i vendosur pranë stacionit kryesor hekurudhor, ishte brenda një ndërtese shtetërore dhe nuk kishte leje nga autoritetet për t’u përdorur si një hotel.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion