U ‘harrua’ në Hënë për 21 orë, ndërron jetë një nga astronautët e Apollo 11

Bota

U ‘harrua’ në Hënë për 21 orë, ndërron



Astronauti amerikan, Michael Collins, një nga tre anëtarët e ekuipazhit të misionit të parë me njerëz në Hënë, Apollo 11 më 1969, ka vdekur në moshën 90 vjeç, tha familja e tij.

Ai vdiq të mërkurën pas një beteje me sëmundjen e kancerit. “Ditët e fundit të jetës së tij ai i kaloi në paqe, me familjen e tij”, u tha në njoftim.

Collins kishte qëndruar në modulin komandues të Apollo 11 në orbitën hënore ndërsa kolegët e tij, Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin ecnin në Hënë. Ai shpesh është përshkruar si astronaut i tretë dhe “i harruar” në misionin historik, por Collins qëndroi vetëm për më shumë se 21 orë derisa dy kolegët e tij u kthyen në modulin e Apollo 11.

U ‘harrua’ në Hënë për 21 orë, ndërron

Collins lindi në Romë më 31 Tetor 1930. Ai ndoqi Akademinë Ushtarake Amerikane në West Point, Nju Jork, duke u diplomuar më 1952. Aldrin, 91 vjeç, është tani i vetmi anëtar i mbijetuar i misionit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion