Rama e la poshtë në lista, Fatmir Xhafaj siguron mandatin e deputetit

Politikë

Rama e la poshtë në lista, Fatmir Xhafaj siguron mandatin e deputetit

Ishte lene ne zonen e pasigurt te listave te kandidateve, por Fatmir Xhafaj duket se ka siguruar vendin ne Parlamentin e ardhshem.

Kjo del nga numerimi ne fazen e dyte pas përfundimit të numërimit të votave për partitë.

Prej mbrëmjes së të martës ka nisur numërimi i votave preferenciale për kandidatët.

Deri në orën, 19:00, në qarkun e Tiranës, i cili ka edhe më shumë mundësi që kandidatët të kalojnë herësin, janë numëruar 334 kuti nga 1243 në total dhe Fatmir Xhafaj po shkon i sigurt drejt mandatit edhe pse renditej i 23-ti në listë.

Xhafaj ka marrë deri tani 7783 bashkë me votat e njësisë 10, ku numërimi ishte elektronik. Pas tij renditet Balluku me 6997 vota.

Në listën e Partisë Demokratike, më i votuara deri tani është kryetari i Partisë Lulzim Basha me 5240 vota. Ndërkohë, i dyti në listë si më i votuari është ngjitur Agron Shehaj me 4221 vota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion