Zelensky refuzon kushtet e Rusisë, kërkon mbështetje nga BE për Ukrainën

Bota

Zelensky refuzon kushtet e Rusisë, kërkon mbështetje nga BE

Volodymyr Zelensky tha se zyrtarët ukrainas do të takohen me homologët amerikanë në Arabinë Saudite, pasi edhe Kremlini konfirmoi bisedimet Rusi-SHBA atje.

Duke folur në një konferencë për mediat, Zelensky refuzoi kushtet e Rusisë mbi një marrëveshje paqeje duke thënë se heqja e mundësisë së Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO është “dhuratë e madhe për Rusinë”.

Më herët, lideri ukrainas iu drejtua liderëve të BE-së në një samit dhe tha se Putini duhet të ndalojë me “kërkesat e tepërta”. Ai bëri thirrje për të paktën 5 miliardë Euro nga Europa për predha artilerie “sa më shpejt të jetë e mundur” duke shtuar se mbështetja në rritje për Ukrainën është vendimtare.

Sipas Zelensky-t, BE-ja duhet të përfshihet në bisedimet për paqe, duke kërkuar unitet mes shteteve anëtare të BE-së. “Është thjeshtë anti-europiane kur vendime që janë të rëndësishme për të gjithë kontinentin ose për të cilat është rënë dakord më parë të bllokohen nga një person”, tha ai.

Ai i kërkoi Europës që të mos e ulin presionin ndaj Rusisë mbi luftën dhe se sanksionet duhet të vazhdojnë.

Sa i përket europianëve, të gjithë liderëve përveç kryeministrit hungarez, Viktor Orban, votuan që të vazhdojnë mbështetjen e palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion