Argjentina përballë një “mallkimi” historik në finalen me Spanjën, statistikat nuk favorizojnë kampionët në fuqi

Sport

Argjentina përballë një “mallkimi” historik në

Argjentina do të zbresë sonte në fushë përballë Spanjës me synimin për të mbrojtur titullin e fituar katër vite më parë, por historia e Kupës së Botës nuk është në favor të kampionëve në fuqi.

Një statistikë interesante tregon se asnjë nga tre kampionët e fundit të Botërorit që arriti sërish në finale nuk ka mundur ta mbrojë trofeun, duke u mjaftuar me vendin e dytë.

Seria nisi me Argjentinën, e cila pasi fitoi Kupën e Botës në vitin 1986, u rikthye në finale në 1990, por u mposht nga Gjermania Perëndimore me rezultatin 1-0.

I njëjti fat i buzëqeshi edhe Brazilit. Pas triumfit në Botërorin 1994, “Seleçao” arriti deri në finalen e vitit 1998, ku u mund bindshëm 3-0 nga Franca.

Rasti më i fundit është ai i Francës. “Gjelat”, kampionë të botës në 2018, shkuan sërish në finalen e Katar 2022, por u mposhtën nga Argjentina vetëm pas goditjeve të penalltive, pas një prej finaleve më spektakolare në histori.

Argjentina përballë një “mallkimi” historik në

Tani radha i takon Argjentinës të sfidojë këtë “mallkim”. Kampionët në fuqi do të përballen me Spanjën në finalen e Botërorit 2026, duke kërkuar të bëhen kombëtarja e parë pas shumë vitesh që arrin të mbrojë me sukses kurorën botërore.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT