Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad

Bota

Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën

Një sulm me dron iranian goditi stacionin e CIA-s në ambasadën amerikane në kryeqytetin saudit, Riad.

Lajmi raportohet nga The Washington Post, duke cituar dy burime.

SHBA-të dhe Arabia Saudite konfirmuan se dy dronë goditën kompleksin e ambasadës në Riad, por nuk zbuluan nëse stacioni i CIA-s ishte dëmtuar.

Lidhur me stacionin e CIA-s, shkalla e dëmit nuk është bërë e qartë, ndërsa nuk ka indikacione se ndonjë personel i shërbimit sekret është plagosur.

Më herët u raportua se Irani goditi me dronë ambasadat e SHBA-së në Riad dhe Dubai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion