Vritet një militant i IS-it që planifikoi sulme në Evropë dhe SHBA

Bota

Vritet një militant i IS-it që planifikoi sulme në Evropë

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se trupat e tij kanë vrarë një militant kryesor të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) në Siri më 19 shtator.


Ky pjesëtar i IS-it u përshkrua si përgjegjës për planifikimin e sulmeve në Evropë dhe SHBA.

Agjencia kundërterrorizmit e Irakut tha se ka ndihmuar koalicionin në lokalizimin e militantit. Ai u identifikua si Omar Abdul-Qader, i njohur edhe me nofkën e luftës Abdul-Rahman al-Halabi.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane tha se Abdul-Qader ishte “një operativ që paraqiste rrezik të drejtpërdrejt për SHBA-në”.

Agjencia irakiane për kundërterrorizëm tha se ai ishte kreu i operacioneve të huaja të IS-it. Ai ishte i përfshirë në bombardimin e Ambasadës iraniane në Bejrut më 2013, që shkaktoi vdekjen e më shumë se 20 personave. Në këtë sulm u vra edhe atasheu kulturor i Iranit, tha kjo agjenci.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion