Rusia provokon sërish pranë kufirit polak, NATO ngre në ajër avionët me ALARM

Bota

Rusia provokon sërish pranë kufirit polak, NATO ngre në ajër

Avionët polakë dhe aleatë të NATO-s u ngriten ne ajer herët të shtunën për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake pasi Rusia nisi sulmet ajrore që synonin Ukrainën perëndimore pranë kufirit me Poloninë, thanë forcat e armatosura të vendit anëtar të NATO-s.

“Avionët polakë dhe aleatë po operojnë në hapësirën tonë ajrore, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar kanë kaluar në gjendjen më të lartë të gatishmërisë”, tha komanda operative në një postim në X.

REUTERS citon se në orën 03:40 GMT, pothuajse e gjithë Ukraina ishte nën alarm për sulme ajrore pas paralajmërimeve të Forcave Ajrore Ukrainase për sulme me raketa dhe dronë rusë.

Pak pas orës 05:00 GMT, forcat ajrore polake dhe aleate përfunduan operacionin ndërsa sulmet ajrore nga Federata Ruse kundër Ukrainës u ndërprenë, tha komanda polake, duke shtuar se veprimet ishin "parandaluese dhe synonin sigurimin e hapësirës ajrore në zonat ngjitur me zonën e kërcënuar".

ME TE LEXUARAT